Fundamenti

Lëvizja “Vatra” viziton tregun e gjelbër

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Sot, tregun e Gjelbër e vizitoi delegacioni i Lëvizjes “Vatra” me në krye kryetarin Sejdulla Kadriu. Gjatë kësaj vizite u bisedua me shumë tregtarë, nga të cilët mësuam për shqetësimet e tyre tregtare, e sidomos, nga ata u dëgjuan ankesa, për mundësinë, për tentimin që tregu t’i jepet dikujt në partneritet, kinse, publiko-privat.

Tregtarët këtë formë e kanë kundërshtuar dhe janë të mendimit se për këtë duhet të bisedohet më organet komunale , ku do të dëgjohet edhe zëri i tregtarëve dhe interesi i tyre.

Fundamenti

Lëvizja “Vatra” në bashkëbisedim me shumë afaristë , paraqiti edhe vizionin e projektit të tregtisë rajonale që do të përfshijë Gjilanin, Vitinë, Kamenicën, Preshevën, Bujanocin, Likovën e Medvegjën e Komunovën. “Po qese do të realizohej kjo, jemi të bindur se do të fitojnë të gjithë tregtarët, sikurse edhe e tërë popullata” ka thënë Sejdullah Kadriu.

Gjithashtu u bisedua edhe për shumë probleme që po e preokupojnë komunitetin e afaristëve të Gjilanit në përgjithësi. Lëvizja “Vatra”, premtoi se, pas 4 nëntorit , kur do të jemi në qeverisje lokale do të bëj gjithçka që tregtarëve tu lehtësohen kushtet e zhvillimit të tregtisë./rajonipress/