Fundamenti

Lëvizja “Vatra” takon rektorin Arben Dërmaku

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Lëvizja “Vatra” në vazhdën e aktiviteteve parazgjedhore, sot vizitoi Universitetin Publik të Gjilanit, ku u pritën nga Rektori i Universitetit Arben Dërmaku me bashkëpunëtorë.

Delegacioni i Lëvizjes “Vatra”, përbëhej nga kandidati për kryetar të Komunës së Gjilanit Sejdullah Kadriu, shefi i shtabit zgjedhor Avni Veliu, si dhe kandidatët për këshilltarë komunal Blerim Halimi, Reshat Ajvazi dhe Fatmir Jakupi, pas urimit për hapjen e Universitetit dhe për përzgjedhjen që ata ta udhëheqin Universitetin.

Mobi Casa

Në pika të shkurtra u njoftuan për arsyet e garimit të lëvizjes “Vatra”si subjekt politik, dhe u shqyrtua mundësia e bashkëpunimit në të ardhëm. Po ashtu, Rektori e njoftoi delegacionin e Vatrës për hapësirën universitare, fillimin e suksesshëm të vitit akademik dhe numrin e studentëve, me theks të veçantë pranimin e studentëve nga Kosova Lindore, por edhe ligjërues nga ajo pjesë./rajonipress/