RCCOLA

Lëvizja “Vatra” propozon Kushtrim Kadriun për kryesues të Kuvendit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Nga ky takim, pasi u diskutuan dhe u sheshuan ngjarjet politike me në krye ngërçin politik, ne si Lëvizje Qytetare propozojmë këshilltarin tonë z. Kushtrim Kadriun për kryesuese të Kuvendit Komunal, si zgjidhje direkte të krizës si pasojë e prishjes së koalicionit qeverisës.

Lëvizja Qytetare “Vatra”, në takimin e fundit me strukturat e saj, ka analizuar zhvillimet e fundit politike në Gjilan, e sidomos prishjen e koalicionit që përbënte pushtetin e deritanishëm në mes të VV- së dhe PDK- së.

Nga ky takim, pasi u diskutuan dhe u sheshuan ngjarjet politike me në krye ngërçin politik, ne si Lëvizje Qytetare propozojmë këshilltarin tonë z. Kushtrim Kadriun për kryesuese të Kuvendit Komunal, si zgjidhje direkte të krizës si pasojë e prishjes së koalicionit qeverisës.

RCCOLA

“Vatra” gjithmonë ka dhënë dhe është gati të jap kontributin e saj në zgjidhje direkte dhe pragmatike për dalje nga situatat e rënda, siç është edhe kjo e tanishmja.

Ne besojmë se zgjidhja jonë është më e mira, në mënyrë që një orë e më parë t’i kthehemi punës në kuvend me të gjitha komisionet përkatëse dhe kështu të miratohen projektet për komunën tonë edhe ashtu të vonuara thuhet në njoftimin e Vatra./rajonipress/