Eko Higjiena

Lëvizja “Vatra” përkrahë qëndrimin e Alfred Maurice de Zayas

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Se drejtësia duhet të vihet në vend me shqiptarët e ndarë padrejtësisht po e tregon koha, po tregojnë edhe shumë organizma e ekspertë botërorë kur flasin drejtë e mendojnë esull.

Njëri ndër këta ekspertë që ka kërkuar që Kosova Lindore, pra Presheva, Buajnoci e Medvegja t’i kthehen Kosovës është edhe Alfred Maurice de Zayas, ekspert i pavarur i OKB-së për promovimin e së Drejtës Ndërkombëtare.

Ai duke u mbështetur në Konventat Ndërkombëtare, Kartën e OKB-së mbi të Drejtën për Vetëvendosje thotë se, “Është e drejtë legjitime që popullata etnike shqiptare e Luginës së Preshevës t’i bashkohet Kosovës”.

Eco Higjiena

Këtë të drejtë, populli shqiptar e ka pasur gjithmonë, por pushtuesit serb dhe shpesh vendimet e shteteve të ndryshme Evropiane e të shteteve tjera, gjatë periudhave të ndryshme të historisë, duke e përdorur forcën dhe vendimet në dëm të popullit shqiptar, e kanë lënë këtë popull të ndarë, të varfër e të shfrytëzuar.

Edhe populli shqiptar, duke ditur këtë dhe duke pasur të drejtë që të jetojë i lirë, në çdo periudhë historike nuk e ka pranuar ndarjen, dhe vazhdimisht ka luftuar për liri e bashkim, këtë është duke e bërë edhe sot dhe nuk do të ndalet asnjëherë deri në realizimin e plotë të drejtave të veta.

Këtë të drejtë, këtë vullnet të popullit shqiptar edhe Shoqata “Vatra” e tash Lëvizja “Vatra” e ka kërkuar në vazhdimësi. Prandaj, edhe deklarimin dhe mendimin e Alfred Maurice de Zayas që Presheva, Buajnoci e Medvegja t’i kthehen Kosovës, Lëvizja “Vatra” e përkrah fuqishëm, dhe kërkon që edhe më me ngulm ai, ekspertët tjerë botërorë e shtetet e ndryshme, ta ndihmojnë realizimin e të drejtës së shqiptarëve të këtij rajoni thuhet në reagimin e Lëvizjes Vatra./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.