ARKATANA

Lëvizja “Vatra” nuk merr pjesë në zgjedhjet Parlamentare

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Çdo tentim, i ndonjë grupacioni të vetëquajtur kryesi e “Vatrës” apo individi të vetëquajtur kryetar i “Vatrës” është jo legjitim dhe i panjohur për Lëvizjen “Vatra”.

Lëvizja “Vatra” ka njoftuar të enjten se nuk do të marr pjesë në zgjedhjet Parlamentare. Në njoftimin e saj thuhet se Lëvizja “vatra” pasi kishte marrë qëndrim që të marrë pjesë në zgjedhjet Parlamentare të Republikës së Kosovës i hyri punës që të përgatitet konform ligjeve e rregullave zgjedhore.

Edhe pse, më 27. 04. 2014, mbajti Kuvendin e brendshëm zgjedhor me proceduara të shpejtuara e të shkurtuara nuk u njoh si legjitim pranë KQZ-zë si dhe nuk arriti të certifikohet si subjekt apo iniciativë qytetare me të drejtë pjesëmarrje në zgjedhje parlamentare për shkak të kohës së shkurtër të afatit zgjedhor si dhe për shkak të neglizhencës së sekretarit të përgjithshëm Fatmir Arifi, i cili ishte angazhuar nga kryesia që të kontaktojë me KQZ-në e të rregullojë legjitimitetin e Lëvizjes “Vatra” me të drejtë pjesëmarrjeje në zgjedhje parlamentare të Republikës së Kosovës.

FIDANISHTJA

Prandaj, meqë koha për certifikim të subjekteve politike për të pasur të drejtë për pjesëmarrje në zgjedhje parlamentare përfundon, më 16. 05. 2014 dhe Kuvendi i Dytë i Lëvizjes “Vatra” është i panjohur, është jo legjitim për KQZ-në përkatësisht është në kundërshtim me ligjin dhe rregulloret për zgjedhje Parlamentare në Kosovës, Kryesia e Lëvizjes “Vatra” në mbledhjen e saj të mbajtur, më 15. 05. 2014 në ora 12.00 merr vendim për anulimin e “Kuvendit të Dytë” të Lëvizjes “Vatra”, dhe si rrjedhojë nuk mund të marr pjesë as në zgjedhje parlamentare. Lëvizja “Vatra”, në të të ardhmen bën kërkesë pranë KQZ-së që ta mbajë Kuvendin e rregullt në bazë të ligjit Zgjedhor dhe ligjeve tjera të Republikës së Kosovës.

Çdo tentim, i ndonjë grupacioni të vetëquajtur kryesi e “Vatrës” apo individi të vetëquajtur kryetar i “Vatrës” është jo legjitim dhe i panjohur për Lëvizjen “Vatra”.
Ngase koha e zgjedhjeve parlamentare është afruar dhe Lëvizja “Vatra” nuk ka mundësi të bëjë fushatë e as të kandidojë për deputetë të Republikës së Kosovës, të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Lëvizjes “Vatra” janë të lirë të votojnë sipas dëshirës së tyre, përkatësisht për kandidatët që ata mendojnë se janë më të mirët thuhet në njoftimin e Vatrës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.