FITORJA

“Lëvizja Vatra” i jep përparësi gjinisë femërore

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryesia qendrore e Lëvizjes Vatra ka mbajtur një takim me Forumin e Gruas, ku në mesin e tyre kanë qenë edhe kandidatet për këshilltare komunale nga radhët e gjinisë femërore në listën e Lëvizjes Vatra në Gjilan.

Ky takim është udhëhequr nga kryetari i kësaj lëvizje, Sejdullah Kadriu i cili ka njoftuar ato për mënyrën e garës, dhe gjithashtu ka përshëndetur guximin e tyre duke i uruar fat dhe suksese në zgjedhjet që priten të mbahen më 3 nëntor 2013.

FIDANISHTJA

Gjatë këtij takimi, Kadriu njoftoi se sot, Lëvizja Vatra, ka marrë konfirmimin se është licencuar nga KQZ-ja dhe tani e tutje do të fillojë të merret me aktivitete të shtuara, ngase tani edhe zyrtarisht të gjithë kandidatët 38 sa janë në listë, mund të shpalosin programin dhe arsyet pse janë futur në listë për kandidatë, dhe të fillojnë lobimin për përkrahje nga qytetarët.

Gjithashtu gjatë këtij takimi u njoftua se Lëvizja Vatra në listën e saj zgjedhore ka 35% me anëtarë nga gjinia femërore, që dëshmon se “Vatra” është angazhuar shumë në dhënien e përparësisë për Gjinin femërore. “Lëvizja Vatra do të angazhohet në maksimum në përmirësimin e të drejtave të gjinisë femërore në shoqërinë Gjilanase dhe një nga prioritetet tona do të jetë avancimi i tyre në sferën e lidershipit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.