GRANDEMALL

Lëvizja “Vatra” dhe “Ballistët e Gjilanit” lidhin marrëveshje bashkëpunimi

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Lëvizja “Vatra” dhe “Ballistët e Gjilanit”, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në mes vehte, ku nga tani, këto dy subjekte aktivitetet e tyre politike do t’i koordinojnë dhe do të veprojnë si një trup i përbashkët politik drejt realizimit të qëllimeve të përbashkëta programore.

Afërsia programore dhe vlerat e shenjta të Balli Kombëtar, si një lëvizje gjithëkombëtare, e që për bazë ka Dekalogun moral dhe politik të të madhit Mit’hat Frashëri, i njohur si sinonim i mosnënshtrimit dhe si një luftëtar i pa kompromis kundër copëtimit të tokave Shqiptare, gjeti lidhshmëri dhe vend për bashkëpunim me programin politik të partisë si motër “Vatra”, e cila përveç shumë pikave të përbashkëta programore, gjithashtu angazhohet për ribashkimin e të gjitha Trojeve Etnike Shqiptare.

Pikërisht edhe kjo kauzë e jona e përbashkët ishte vendimtare që sot këto dy subjekte, njëri me traditë 77 vjeçare e tjetri si subjekt i ri në skenën politike Gjilanase, të lidhin këtë marrëveshje.

FITORJA

Kjo marrëveshje vlen për zgjedhjet lokale, që planifikohen të mbahen, ku kandidatë e “Ballit” në Gjilan do të jenë pjesë garues në listën e Lëvizjes “Vatra”.

Kushtrim Kadriu koordinator i degëve të “Vatrës” në nivel vendi, shprehu admirim për strukturën e “Ballit Kombëtar”, duke thëne se këtë admirim e ka të përcjellë nga gjyshi i tij, i cili kishte qenë bashkëluftuar i Xhafer Devës.

Gjithashtu Kryetari i Ballistëve z.Mustafë Jonuzi tha se është i kënaqur me këtë bashkëpunim në mes këtyre dy subjekteve politike dhe i sigurtë që në zgjedhjet e ardhshme komunale zëri i “Ballistëve” dhe i Lëvizjes” Vatra”do të dëgjohet e përfaqësohet në Kuvendin e Komunës së Gjilanit dhe kauza e bashkimit kombëtar do të bëhet me një adresë institucionale thuhet në njoftimin e Bashkim Mehmetit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.