GRANDEMALL

Lëvizja surprizë e AKR-së: Projekti për themelimin e Bërzës së aksioneve

/ 3 minuta lexim
FITORJA

Nga Behgjet Pacolli – Gjatë rrugëtimit dhe eksperiencës time në ekonomitë botërore, kam studiuar dhe vepruar ne modele te ndryshme zhvillimi ne tere globin. Bërza do mundësojë dhe përdorimin e kapitaleve nga Trusti Pensional dhe Privatizimet.

Ne kohen qe jetojmë, tregu i aksioneve është themelor për zhvillimin edhe te ekonomive te reja. Jo vetëm te ekonomive te mëdha, por dhe atyre te vogla. Tregjet e Aksioneve/Bursat janë forca lëvizëse e zhvillimit ekonomik pothuajse në çdo vend të botës. Ato janë qendrat e sistemeve financiare dhe ‘mishërimi’ i ekonomisë të tregjeve të lira (Free Market Economy/Capitalism). Një sistem për të cilin aspirojmë ta zbatojmë edhe në Republikën e Kosovës.

FITORJA

Sot para jush dua të shpalos dhe një program të politikës të zhvillimit ekonomik, dhe kjo është themelimi i Tregut të Aksioneve (bursën) e parë të Republikës të Kosovës.
BRENDA MANDATIT TE PARE:
1) Përgatitja e ligjeve të mundësimit dhe rregullimit të tregut të aksioneve që parashikon:
a) Krijimi i Agjensionit (ose Komisionit) të Aksioneve të Republikës të Kosovës.
Ky Agjension, së bashku me Bankën Qendrore të Republikës të Kosovës (Opsionale), do të këtë për detyrë zbatimin e ligjeve, propozimin e rregullave të tregtimit të aksioneve dhe rregullimin e industrisë së aksioneve dhe letrave me vlerë.
2) Së bashku me institucionet financiare botërore dhe lokale, do të themelojmë tregun e aksioneve (bursën) e parë në Republikën e Kosovës.
MISIONI I BURSES SE KOSOVES
A- Platforme e Alokimit të Kapitalit
B- Platformë për shfrytëzimin e fondeve të Trustit Pensional të Kosovës dhe Fondit të Privatizimit. Kjo do të mundësojë që në mënyrë më të sigurtë dhe më transparente, qindra miliona euro të qytetarëve të Kosovës të investohen në kompani Kosovare dhe kështu paraja jonë të punojë për ne dhe jo të mbahet jashtë.
C) Alternative e PPP për PTK’n, KEK, Trepçën, dhe kampionet e tjerë të Ekonomisë Kosovare.
D) Përgjigje nevojës për kapital të kompanive të reja dhe inovative për kapital apo diversifikim,
kompanitë më inovative botërore që janë sot, si Google, Facebook, Tesla, etj; hovin më të madhë të tyre të zhvillimit e kanë arritur pasi janë listuar në bursat ndërkombëtare..
E) Platforme dhe Siguri për Investitorë të huaj Kompanitë që do te listohen në Bursën e Kosovës veprojnë sipas rregullave dhe rregulloreve të rrepta. Kjo siguron sigurinë e trajtimit nëpërmjet bursës për investitorët lokal dhe të huaj.
F) Barometër Ekonomik për të matur gjendjen ekonomike të një vendi. Si një impuls ekonomie apo pasqyre ekonomike që pasqyron kushtet ekonomike, politike dhe ligjore të një vendi. Pasqyre e cila me qeverisjen tone do te jete nga me te suksesshmet.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.