GRANDEMALL

Lëvizja për Kthim dhe Integrim “Guri i Zi” përjashton bashkëpunimin me Zyrën për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – L.K.I “Guri i Zi” është shoqatë e themeluar para 13 viteve në Bujanoc dhe angazhohet për mbrojtjen e të drejtave të banorëve të Malësisë së Bujanocit. Me shqetësim të madh e kemi marrë lajmin për marrëveshjen politike në mes VV- së dhe AKR- së në Gjilan, ku Zyra për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë do t’i takojë AKR- së.

Jemi të indinjuar që bëhet pazar në kundërshtim me vullnetin e banorëve të Kosovës Lindore. Për ne është e papranueshme që me këtë zyre të udhëheqë AKR, e cila kurrë nuk është marrë me shqiptarët e Kosovës Lindore. Është e papranueshme dhe indinjuese që këtë zyrë ta udhëheqin dhe në të të punojnë njerëz që as nuk e dinë se kah është Kosova Lindore. I bëjmë thirrje kryetarit të porsazgjedhur të Gjilanin që në atë zyrë të emërojë njerëz profesionistë që e njohin mirë çështjen e Kosovës Lindore dhe jo të bëjë pazare të turpshme me politike me të.

Mobi Casa

Është i papranueshëm keqpërdorimi i halleve tona dhe kauzës tonë me gjeste të tilla të ulëta politike. LKI “Guri i Zi” nuk do të bashkëpunojë me ZPBM- në deri sa të përmirësohet ky veprim, njëkohësisht, kërkojmë nga kryetari Alban Hyseni që t’u kërkojë publikisht falje banorëve të Kosovës Lindore për këtë gjest të ulët të tij dhe të partisë së tij thuhet në reagimin e Fatmir Sopit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.