ARKATANA

Lëvizja për Bashkim: E domosdoshme që Kosova Lindore të bëhet pjesë e dialogut Kosovë-Serbi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Lëvizja për Bashkim (LB) po vlerëson se që në fillimet e tij e në vazhdimësi dialogu Kosovë-Serbi ka qenë i vendosur mbi premisa të gabuara.

Ky subjekt politik thotë se “është biseduar e po bisedohet vetëm për serbët e Kosovës, përkatësisht veriun e Kosovës e po lihen anash padrejtësisht shqiptarët e Kosovës Lindore (Preshevë, Bujanoc e Medvegjë)”.

“Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk mund të gjejë zgjidhje afatgjatë dhe demokratike nëse Kosova Lindore nuk bëhet pjesë e këtij dialogu”.

Fundamenti

Sipas LB është kështu për shumë arsye.

“E para, është vullnet i popullatës shumicë, i shprehur me të gjitha format legale demokratike; dhe se është pjesë natyrore e trungut të Republikës së Kosovës, me vazhdimësi territoriale dhe me shumicë shqiptare; E dyta, është detyrë e secilës palë të përfshirë në dialog që të angazhohet për arritjen e një marrëveshjeje sa më të drejtë, një marrëveshjeje që sjell paqe, stabilitet dhe zhvillim afatgjatë për të gjitha këto palë; E treta, përfshirja e Kosovës Lindore në dialogun Kosovë-Serbi është çelësi demokratik për të gjitha palët në dialog, i cili çon në zgjidhje me paqe, stabilitet dhe zhvillim afatgjatë; E katërta, e balancon dialogun”, thuhet në komunikatën e LB.

Dhe, në fund, LB thotë se “Kosova Lindore duhet të përfshihet në dialog sa më shpejt, në mënyrë që banorët e kësaj pjese të shohin një shpresë perspektive për jetën e tyre, ta ngjallin shpresën se do të shpëtojnë nga diskriminimi shekullor që përjetuan nga shteti serb”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.