FITORJA

Lëvizja në “rikuerc” e “Vetëvendosjes”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nëse të pakënaqurit nga lëvizja “Vetëvendosje” do ta formojnë një subjekt të ri politik me në krye Visar Ymerin, LDK-së do t’i kalojë primati i partisë më të madhe parlamentare, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Albin Kurti pas konfirmimit si kryetar i ri i lëvizjes “Vetëvendosje” deklaroi se pavarësisht dorëheqjeve partia nuk do të ndahet.

Sipas tij, janë disa dorëheqje të aktivistëve të zëshëm dhe me përgjegjësi, duke aluduar në ish-kryetarin Visar Ymerin, në ish-nënkryetarin Dardan Sejdiun dhe në disa deputetë të tjerë dhe asgjë më shumë.

FIDANISHTJA

Megjithatë, analistët politikë vlerësojnë se partia e Albin Kurtit pothuajse do të përgjysmohet, duke aluduar në numrin e deputetëve të rreshtuar nga krahu anti-Kurti, ku përfshihet ish-sekretari Dardan Molliqaj, ish-kryetari Visar Ymeri, etj.

Këta të fundit e kanë kundërshtuar kandidimin e Albin Kurtit për kryetar të lëvizjes “Vetëvendosje” pas shpërfaqjes së pakënaqësive të brendshme.

Gazeta “Zëri” javën e kaluar ka raportuar se për shkak të këtyre pakënaqësive grupi i Molliqajt së shpejti pritet ta formojë një subjekt të ri politik, të cilin do ta udhëheqë ish-kryetari Visar Ymeri, me emrin “Alternativa Socialdemokrate”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.