KKVITI

Leverkuseni i stërkënaqur me Mehmedin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Leverkusen – Sulmuesi shqiptar i Bayer Leverkusenit, Admir Mehmedi, po vlerësohet lojtar i kompletuar nga zyrtarët e klubit, trajneri dhe ish-trajnerët e tij.

“I shpejtë, me mençuri teknike dhe me dhunti të shumta”, u shpreh drejtori sportiv i Bayer Leverkusenit dhe legjenda e futbollit gjerman, Rudi Voller, të hënën, për “Kicker”.

Mehmedi 24-vjeçar te Bayer Leverkuseni u transferua gjatë këtij muaji nga Freiburgu. Me Leverkusenin ka firmosur kontratë deri në qershor të vitit 2019. Pritshmëritë janë të mëdha nga Mehmedi. Vlerësohet të jetë lojtar që luan në shumë pozita sulmuese, në qendër të saj, krah si dhe në qendër të mesfushës.

UBT

Lëvdatat për Mehmedin nuk i kurseu as trajneri i Leverkusenit, Christian Streich.

“Është lojtar pozitiv dhe do ta ndihmojë ekipin në shumë mënyra. Mehmedi dëshiron të vazhdojë me suksese dhe të zhvillohet edhe më shumë si futbollist. Ai ka potencial dhe aftësi të jashtëzakonshme. Ne presim shumë nga Mehmedi në edicionin e ri”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.