ARKATANA

Leutrim Kryeziu sjell fitoren e Kosovës ndaj Izraelit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Në kuadër të kualifikimeve për Evropianin e Futbollit i cili do të mbahet në Finland, në ndeshjen e dytë Përfaqësuesja e Kosovës U19 ka mposhtur njomakët e Izraelit me rezultat 2-1.

Protagonist i kësaj fitore të madhe të djelmoshave të Përzgjedhësit të Kosovës, Ramiz Krasniqi, ishte futbollisti i Dritës, Leutrim Kryeziu që arriti dy herë ta tund rrjetën e Izraelit.

Futbollistët e Kosovës mjaft mirë e filluan ndeshjen por nga një pakujdesi futbollistët e Izraelit arritën të parët në epërsi në minutën e 32-të, i cili ishte një dush i ftoftë për djelmoshat Kosovar.

“Dardanët” e Kosovë, ky gol vetëm sa i motivoj më tepër duke atakuar më shpesh portën Izraelite dhe këtë e arrin sulmuesi i talentuar Kosovar, Leutrim Kryeziu në minutën e 41 duke barazuar në 1-1.

United Hospital

Me këtë gol futbollistët Kosovar vetëm sa marrin krah edhe më tepër, tre minuta më vonë në minutën e 44-të, qendërsulmuesi i Kosovës Kryeziu, edhe një herë del në skenë duke shënuar golin e epërsisë duke sjell gëzim të madh në shtabin e Përfaqësueses së Kosovës.

Me këtë fitore Përfaqësuesja e Kosovës ka rritur gjasat që të kualifikohet në Evropianin i cili do të mbahet në Finland.

Në ndeshjen e radhës dhe të fundit, Përfaqësuesja e Kosovës u19 do të takohet me Lituaninë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.