Leuenberger, laureat i çmimit “Diaspora 2013”

Muajin e ardhshëm Ueli Leuenberger pritet të nderohet me çmimin “Diaspora” për vitin 2013 që e ndan komuniteti kosovar i Zvicrës për njerëzit me merita.
Ka më shumë se tridhjetë vjet, qëkur Ueli Leuenberger është bërë një të thuash avokat i përjetshëm. Ai ka mbështetur shqiptarët që në kohen kur ka qenë sekretar sindikal në Gjenevë, kur ishte aktuale heqja e lejeve sezonale püer punëtorët nga Ballkani.
Falë tij, u hap në vitin 1996 Gjenevë një universitet popullor, një qendër trajnimi, dhe një vend takimi për të gjithë shqiptarët ku mbrëmjeve mbahej një derë e hapur për ndihmë refugjatëve. Gjatë viteve të luftës, gazetarët nga e gjithë Evropa dyndeshin atje. “Një periudhë e vështirë”, kujton Ueli Leuenberger.
Edhe pse nga viti 2002 Ueli, i familjarizuar me kosovarët, pasi zgjidhet deputet i të gjelbërve në Parlamentin Nacional e braktis universitetin e themeluar nga ai, Leuenberger mbetet një avokat i madh i kosovarëve.
Në vitin 2008, ai e mirëpriti pavarësinë e Kosovës.
Pesë vjet më vonë, rezultatet e para të këtij shteti të vogël prej milion njerëzish – duke përfshirë 200,000 shtetas që jetojnë në Zvicër – nuk duken të shkëlqyera, shkruan revista zvicerane në gjuhën frënge “L`Hebdo”. Autoritetet janë të pafuqishme kundër korrupsionit të shndërruar në gangrenë. A është i zhgënjyer Ueli në lidhje me situatën?
“Unë dua të qëndroj optimist,” thotë ai duke u përgjigjur me ngadalë, dukshëm, i zënë ngushtë nga pyetja. “Kosova ishte në flakë para vetëm 14 vitesh. Ndërtimi i një shteti dhe funksionimi i drejtësisë merr kohë. Së paku siguria është kthyer”, është shprehur ai.
Në vitin 2011, që ishte viti i parë i ndarjes së këtij çmimi, ai i qe ndarë ish ministres së kjashtj dhe presidnetes süe vndit, Miheline Calmy Rey. Ndërsa në vitin 2012 me këtë çmim është nderuar futbollisti aktualisht më i mirë i Zvicrës, kosovari Xherdan Shaqiri.(albinfo)