Fundamenti

Letra e senatorëve amerikanë, Sinani: Është historike që problemet e Luginës kanë arritur në majat e diplomacisë dhe të vendimmarrjes botërore

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka mirëpritur letrën e senatorëve amerikanë drejtuar sekretarit të shtetit të SHBA-së Antony Blinken, për Luginën e Preshevës dhe kauzën e drejtë të shqiptarëve etnikë.

Sinani e ka quajtur lajm të mirë për Luginën e Preshevës, ndërsa ka thënë se kjo është ngjarje historike, transmeton Telegrafi.

“Vizita jonë po jep ende frytet e veta. Brifing-u për Luginën në Senatin e SHBA-ve, organizuar bashkërisht nga zyret e Senatores Joni K. Ernst dhe Senatorit Gary C. Peters, bashkëkryesues të Grupit për Çështje Shqiptare në Senat i mbajtur me 28.02.2023, dha rezultatet e veta.

Është kjo ngjarje historike, meqë për herë të parë në historinë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës ishte mbajtur Briefing i inicuar nga Komiteti për politikë të jashtme të caktuar enkas për çështjen shqiptare. Komisioni për politikë të jashtme për këtë Briefing kishte caktuar dy senatorët: Joni K. Ernst dhe Gary C. Peters dhe ekipet e tyre”, thotë ajo.

Sinani shton më tej se “në letrën drejtuar Sekretarit të shtetit të SHBA-ve, z. Blinken, për Luginën e Preshevës, Senatorët i kërkojnë Sekretarit të Shtetit që çështja e shqiptarëve të Luginës të trajtohet në secilin komunikim apo takim me autoritetet serbe”.

“Aty potencohen faktet e diskriminimit shtetëror nga ana e Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginë, me theks të veçantë pasivizimin e adresave, si metodë administrative e spastrimit etnik. Poashtu kërkohet realizimi i Planit Shtatëpikësh i miratuar nga ana e qeverisë së Serbisë më 4 qershor 2013”, thotë mes tjerash ajo.

Uji Dea

Tutje, në reagim ajo thotë se, sipas senatorëve, ky plan është rruga diplomatike, zgjidhja e drejtë e kërkesave legjitime të shqiptarëve etnik në Luginë të Preshevës është çelësi për stabilitet dhe paqe të qëndrueshme dhe afatgjate në rajon.

“Përpos brifingut të realizuar në Senat, takimet me senatorë e kongresistë ajo që jashtëzakonisht e rëndësishme ishte letra e dërguar Sekretarit Blinken edhe nga kongresistët Jim Himes dhe Ritchi Torres, përmes së cilës kërkohet që të drejtat e shqiptarëve në jug të Serbisë, konkretisht në Luginë të Preshevës të trajtohen në mënyrë simetrike me të drejtat e minoritetit serb në Kosovë.

E po ashtu edhe Hearing-u i mbajtur në Senat, nga senatori Bob Menendez i cili kërkoi nga administrata amerikane që të angazhohet për çështjen e shqiptarëve të Luginës, si pakica shqiptare në Serbi që i nënshtrohet diskriminimit të vazhdueshëm nga Serbia, e specifikisht për pasivizimin e adresave ishte jetike”.

Sinani njofton se “çështja e Luginës së Preshevës u ngrit edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në Neë York nga ambasadori i Shqipërisë në OKB, z. Ferit Hoxha i cili gjatë fjalimit të tij nënvizoi se shqiptarët në Luginë të Preshevës duhet t’i gëzojnë të drejtat të cilat i gëzojnë serbët në Kosovë, duke argumentuar se pakica serbe në Kosovë gëzon të drejtat më të avancuara se çdo pakicë në Evropë”.

Ajo ka falënderuar senatorët për adresimin e kësaj çështje.

“Është historike, meqë për herë të parë problematika e Luginës së Preshevës ka arritur në majat e diplomacisë dhe të vendimmarrjes botërore. Jam pafundësisht mirënjohëse të gjithëve që kontribuuan që tema e shqiptarëve të Luginës të arrijë deri këtu. Për angazhimin e pa rezervë për kauzën kombëtare në përgjithësi e në veçanti për senzibilizimin e pozitës së shqiptarëve të Luginës jemi falënderues pafundësisht ndaj Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane me z. Joseph dhe znj. Shirley DioGuardi, të palodhshmin, z. Faton Bislimi. Zoti e bekoftë Amerikën”./Telegrafi/