ARKATANA

Letnica rreshtohet fuqishëm pas LDK-së, Robert Ukaj merr mbështetje masive në prag të zgjedhjeve

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Viti – Letnica ka dhënë një mesazh të qartë politik dhe qytetar në prag të zgjedhjeve, duke dëshmuar mobilizim, unitet dhe mbështetje të fuqishme për Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe kandidatët e saj. Në takimin e organizuar me kryetarin e Degës së LDK-së në Viti, Sokol Haliti, qytetarë të shumtë të këtij lokaliteti shprehën përkrahjen e tyre të plotë për vizionin e LDK-së dhe për kandidatin për deputet, Robert Ukaj.

Atmosfera e takimit u karakterizua nga entuziazmi, energjia pozitive dhe besimi në një përfaqësim të denjë të Anamoravës në institucionet qendrore të vendit. Pjesëmarrësit vlerësuan angazhimin e vazhdueshëm të LDK-së për zhvillimin e komunës së Vitisë, si dhe kontributin e figurave që synojnë të sjellin frymë të re dhe përfaqësim më të fuqishëm të qytetarëve.

Mbështetja e treguar për Robert Ukajn, kandidatin që vjen nga diaspora shqiptare në Zvicër, u konsiderua si vlerësim për përkushtimin e tij ndaj LDK-së dhe lidhjen e pandërprerë me vendlindjen. Qytetarët e Letnicës shprehën bindjen se përfshirja e diasporës në vendimmarrje përfaqëson një vlerë të shtuar për Kosovën dhe zhvillimin e saj.

Fundamenti

Me një mobilizim të jashtëzakonshëm dhe mesazhe të qarta bashkimi, Letnica u rreshtua fuqishëm në rrugën drejt 7 qershorit, duke dëshmuar se mbështetja për LDK-në 113 dhe kandidatët e saj po merr përmasa gjithnjë e më të mëdha në mbarë Anamoravën./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.