RCCOLA

Letërsia dhe identiteti, tema e seminarit të sivjetmë

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

I konsideruar si një prej ngjarjeve më të rëndësishme kulturore në vend, Seminari i Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare, për çdo vit, sjell në Prishtinë studiues të shumtë të albanologjisë.

Edhe këtë vit, mbi 100 studiues do të jenë të pranishëm në seminar, i cili do të fillojë më 19 gusht dhe do të zgjasë deri më 30 gusht. Bardh Rugova, drejtor i seminarit, tregon se edhe sivjet vazhdojnë kurset e gjuhës shqipe në tri nivele.

Uji Dea

“Kemi një numër pak mbi 100 të interesuar, të cilët i kemi pranuar. Ka pasur kërkesa shumë më të mëdha, mirëpo, për arsye të ndryshme, përfshirë ato financiare, nuk kemi mundësi t’i pranojmë të gjithë të interesuarit, kështu që kemi bërë njëfarë kufiri të numrit të njerëzve të cilët do t’i pranojmë për kurset”, tha Rugova (Tribuna).