Hidromorava

Letër kryetarit të komunës sime!

/ 6 minuta lexim
ARKATANA

Nga Hamid Azemi – Fjala është për kategorinë më shembullore të këtij vendi pas dëshmorëve të kombit, për bashkatdhetarët tanë që këto ditë po vijnë pa reshtur për pushime në vendlindjen e tyre. Politikave dhe barrierave të keqe e të palogjikshme të kryeministrit tuaj, si ajo e sigurimeve apo taksës‘’mjelëse’’, e kaosin e pritjes pa arsye në pikat kufitare, problemin e krijuar me sistemin e regjistrimit civil e të tjera gjëra të pahijshme që veç ju dhe partia që ju i jepni llogari janë në gjendje ta bëjnë, këtyre ditëve të gjithë qytetarëve që e kanë logjikën e shëndosh e na kanë rënë në sy dy gjëra apo veprime të dukshme dhe të prekshme, që i keni bërë ju dhe njerëzit që ju rrethojnë, për dhe rreth kësaj kategorie shembullore të njerëzve tanë.

I nderuari kryetar Mustafa,

Të shkruajmë për marifetet që ju dhe bashkëpunëtorët tuaj i bëni për çdo ditë do të duhej të derdhet një lumë i pafund me ngjyrë dhe të harxhohej letër shumë. Prandaj në radhën e atyre gjërave që ju vazhdoni t`i bëni pa shije në këto dy mandatet tuaja, e që janë të shumta, vendosa të shkruaj vetëm disa rreshta për një dukuri sa jonjerëzore dhe jo humane aq edhe e pa vlerë dhe degraduese ndaj një kategorie njerëzish në shoqërinë tonë që ju ditë për ditë e vit për vit po i injoroni dhe po i përbuzni në masën ma të ultë të mundshme.

Fjala është për kategorinë më shembullore të këtij vendi pas dëshmorëve të kombit, për bashkatdhetarët tanë që këto ditë po vijnë pa reshtur për pushime në vendlindjen e tyre. Politikave dhe barrierave të keqe e të palogjikshme të kryeministrit tuaj, si ajo e sigurimeve apo taksës‘’mjelëse’’, e kaosin e pritjes pa arsye në pikat kufitare, problemin e krijuar me sistemin e regjistrimit civil e të tjera gjëra të pahijshme që veç ju dhe partia që ju i jepni llogari janë në gjendje ta bëjnë, këtyre ditëve të gjithë qytetarëve që e kanë logjikën e shëndosh e na kanë rënë në sy dy gjëra apo veprime të dukshme dhe të prekshme, që i keni bërë ju dhe njerëzit që ju rrethojnë, për dhe rreth kësaj kategorie shembullore të njerëzve tanë.

Një dhe e para, nëpër hyrjet kryesore të qytetit ju iu keni dëshiruar atyre një mirëseardhje të lodhur, dhe e dyta, duket se keni vendosur dhe keni bërë një parade bajate të quajtur koncert për ata. Të mendosh dhe rezonësh me logjikën e shëndoshë të qytetarit të thjeshtë, secili prej neve por veçmas ju si i pari i këtij qyteti duhet t`i bëjmë vetvetes një pyetje të thjeshtë. A është e mjaftueshme apo a kanë nevojë për këto‘’pallavra party’’ këta njerëz të gjakut e të shpirtit tonë,për këto gjëra angarie ti quajmë.?

I pari i qytetit tim,

Këta njerëz shembullor duan veprime konkrete nga ti dhe nga një suitë e tërë burokratësh e kapadaish që ju rrethojnë, dhe atë duke filluar nga drejtorët tuaj të administratës, kulturës e rinisë, shërbimeve publike, kadastrit dhe të tjerët me radhë. Ata gjatë kësaj kohe kanë punët e tyre kryesisht nëpër këto zyre dhe nëpër këto drejtori më të rëndësishmet të komunës.

Çka tjetër duan Ata.?

Ata duan me pak radhë dhe pritje në sportelet e administratës tuaj, duan procedura joburokratike për nxjerrje të dokumenteve, duan shkurtim të atyre procedurave dhe kalim nëpër pesë apo gjashtë sportele deri te vulosja e një dokumenti, duan që ju dhe bashkëpunëtorët tuaj t`i vizitoni nëpër shtëpitë e lagjet e tyre, t`i takoni drejtpërdrejtë në rrugë dhe t`i diskutoni brengat hallet e qëllimet e synimet e tyre. Ata janë njerëz vizionar dhe duan që t`i japin këtij vendi si gjithmonë, të gjitha kapacitetet e tyre intelektuale, financiare, e çka jo tjetër në shfrytëzim dhe në shërbim të këtij vendi.

KKVITI

I pari i komunës time,

Ata duan parkingje të mjaftueshme në qytet për vetura, duan rrugë me dy korsi, thjeshtë dhe tek e fundit, a nuk ju kemi na dhe Kosova e Gjilani shumë borxh këtyre njerëzve të shembullit, punës, sakrificës e flijimit për këtë vend.?

I pari i komunës time,

Ata duan që në shtëpitë e tyre të jenë rehat dhe jo nën erën e fekaleve të Mirushës që t`i dhe kryeministri s’po arrini ta përfundoni që sa vite. Ata e duan qytetin dhe rrugët e tij me dy korsi sikurse Prishtina, Gjakova, Prizreni…e ju i pari i komunës time, pse nuk e bëtë këtë për qytetarët dhe qytetin tuaj, që të mos presin në kolonën monotone përgjatë kalimit nëpër qytet.

Thjeshtë, ata duan që ta shohin liderin e qytetit të tyre të prekshëm, lider që ec shpesh në këmbë, sidomos në këto ditë, si liderët e shumë qyteteve e vendeve të botës, dhe jo me Xhipin me xhama të errët dhe misterioz, që kush e di çka fshihet pas asaj errësire ?!

Dhe krejt në fund

I pari i komunës time,

Ju po ikni nga pushteti me njollën që nuk do të mund ta fshini kurrë në jetën tuaj. Po ikni me turpin që edhe atë pak dinjitet, shpresë,e ëndrrën qe e ka pasur qytetari i thjeshtë i këtij vendi e veçmas bashkatdhetari, e që ju dhe ata që ju rrethojnë e përkrahin juve, jua keni shkatërruar këtyre njerëzve.

(Azemi është sekretar organizativ i AAK-së, Dega në Gjilan)