FIDANISHTJA

Letër e hapur Jakup Krasniqit

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Galip Beqiri – Tashmë janë bërë dy vite radhazi, njëherë 60 euro për dy javë e më pas 20 euro për një javë, që bëhet pagesa e shqiptarëve për polisat e sigurimit të automjetit nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Janë fakte noterë arsyet e vendosjes së kësaj takse. Por, konsiderojmë që kjo taksë aplikohet vetëm për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës ngase për qytetarët e komunitetit serb, Qeveria e Serbisë përmes fondeve dhe mënyrat joformale i bën refundimin e kësaj takse.

I nderuari Kryetari i Kuvendit të Kosovës

Më lejoni që në fillim t’i shpreh shqetësimet tona rreth situatës së krijuar të Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë. Shpresojmë që dy vendet do të ndërmarrin masa urgjente për tejkalimin e bllokadës tregtare që seriozisht i kërcënon marrëdhëniet fqinjësore në frymën konventat ndërkombëtare dhe marrëveshjet për lëvizje të pandërprerë dhe këmbim të njerëzve, mallrave dhe kapitalit mes shteteve.

Veprimet e tilla si të shtetit maqedonas nuk i kontribuojnë paqes dhe stabiliteti në rajon, krijimit të fqinjësisë së mirë dhe nuk janë në raport me vlerat integruese të familjes së madhe evropiane.

Në këtë kontekst, ndërtimit të marrëdhënieve të afërta miqësore mes qytetarëve dhe intensifikimit të bashkëpunimit të bashkësisë së biznesit të të dyja shteteve duhet të mbetet prioritet.

Megjithatë, nuk mundem pa iu drejtuar Juve në emër të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe qytetarëve shqiptarë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja që në suaza të kompetencave Tuaja të siguroni implementimin e plotë të Rezolutës me Nr. 04-R-011 dhe të shqyrtoni pezullimin e taksës për automjetet e shqiptarëve nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.

Mobi Casa

Tashmë janë bërë dy vite radhazi, njëherë 60 euro për dy javë e më pas 20 euro për një javë, që bëhet pagesa e shqiptarëve për polisat e sigurimit të automjetit nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Janë fakte noterë arsyet e vendosjes së kësaj takse.

Por, konsiderojmë që kjo taksë aplikohet vetëm për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës ngase për qytetarët e komunitetit serb, Qeveria e Serbisë përmes fondeve dhe mënyrat joformale i bën refundimin e kësaj takse.

Andaj, duke dënuar dhe gjykuar aktin e shtetit maqedonas, ju lutemi publikisht të shqyrtoni po në të njëjtën mënyrë edhe veprimet e shtetit të Kosovës ndaj shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Pasur parasysh që Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar Rezolutë për të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë me Nr. 04-R-011 të datës 6 qershor 2013. Mbesim me shpresë që të përfaqësoni edhe interesat e shqiptarëve të kësaj treve dhe urgjentisht të ndërmerrni masat e nevojshme.

Autori është kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.