ARKATANA

Letargjia institucionale në Kosovë, a po e dëmton vendin vakuumi i krijuar?

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kosova, tash e 4 muaj nga dorëheqja e Haradinajt ka hyrë në një situatë të re politike.

Institucionet e Kosovës që nga dorëheqja e Haradinajt janë në pozicion të ngrirë dhe qeveria në detyrë e udhëhequr nga Haradinaj ka pezulluar pjesën më të madhe të aktiviteteve, shkruan lajmi.net.

Zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 6 tetorit në Kosovë, kanë dhënë një fitues sipas rezultateve preliminare të cilat pritet të certifikohen në fillim të muajit nëntor.

Komisioni Qendror Zgjedhor sonte ose nesër pritet të përfundojë rinumërimin e 530 kutive të tjera të cilat janë vendosur të rinumërohen dhe pastaj do të vazhdohet me votat me kusht dhe ato të personave me aftësi të kufizuara.

Vonesat në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve si dhe puna e KQZ-së po vlerësohen se po e vonojnë procesin zgjedhor dhe krijimin e institucioneve të reja.

Në anën tjetër, bisedimet midis dy partive që kanë dalur të parat në zgjedhje, respektivisht Vetëvendosje e para dhe LDK e dyta, po shkojnë ngadalë dhe me rezerva për marrëveshje.

Të gjitha këto arsye, sipas njohësve të çështjeve politike po i japin hapësirë krijimit të një vakuumi institucional i filluar qysh me dorëheqjen e Haradinajt.

Analisti politik, Ramush Tahiri për lajmi.net është shprehur se kjo po shkon në dëm të Kosovës.

United Hospital

“Është e saktë që po shkon në dëm të Kosovës, vakuumi institucional por është i paralajmëruar sepse e kemi përjetuar edhe më herët për shkak të mos-përfundimit të mandatave, madje nganjëherë janë marrë edhe vendime në periudha të ngjashme, sikurse tani me disa tenderë siç ndodh, ose ai me paga”, tha Tahiri për lajmi.net.

Më tutje, Tahiri është shprehur se riorganizimi i KQZ-së do ta ndihmonte situatën.

“Çfarë është pengesa? Duhet që KQZ të riorganizohet të kryej punë më shpejtë sepse vendet tjera për 2-3 ditë kryhet numërimi ose me angazhimin e kapaciteteve ose me metoda të ndryshme. Ekziston mundësia që ne të shkojmë edhe njëherë në rinumërim”, tha Tahiri më tutje.

Në vazhdim, ai ka thënë se ekzistojnë edhe një varg procedurash të tjera që mund të vonojnë formimin e qeverisë së re.

“Meqenëse numërimi po bëhen manual, me shumë pak persona, nuk mund të arrihet sepse vetëm numërimi po zgjat një muaj gati. Ligji e Kushtetuta duhet të respektohen, dhe pastaj të certifikohen mandatet e deputetëve, kush po bëhet e kush po jep dorëheqje dhe pastaj të konstitutohet Kuvendi”, tha Tahiri në vazhdim për lajmi.net.

Krejt në fund, Tahiri është shprehur se qeveria e tanishme ka të drejtë marrjen e vendimeve, por ky vakum është si pasojë e mosguximit të tyre.

“Po rrijmë në këtë vakum që nuk kemi as qeveri edhe qeveria e ardhshme mund t’i kontestoj vendimet. Me Ligj është normale sepse qeveria është qeveri në detyrë por kjo vakum është shkaku i mosguximit të tyre në vendime”, tha Tahiri.

Haradinaj kishte dhënë dorëheqjen e tij në muajin korrik pas ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale në Hagë ku u intervistua disa ditë pas dorëheqjes. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.