Lesoto ka njohur Kosovën

Kosova është njohur sot nga Mbretëria e Lesotos. Vendimi për njohjen e Kosovës nga Lesoto, i është konfirmuar ministrit të jashtëm, Enver Hoxhaj, nga homologu i këtij shteti afrikan, raporton KTV.
“Nota verbale e njohjes pritet të arrijë brenda javës”, bën të ditur këshilltari për media i ministrit Hoxhaj, Bashmir Xhemaj.
Pas kësaj njohje, Kosovën si shtet të pavarur deri më tani e kanë njohur 106 shtete.