RCCOLA

Lepurushja shqiptare e Playboy-t

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Për herë të parë një shqiptare është bërë pjesë e revistës “PlayBoy dhe kjo është Iris Shala nga Prishtina.Vajza me ambicie në fushën e modës dhe të aktrimit është në rrugë të mbarë për synimet që i ka vënë vetes.

23 vjeçarja jeton në Graz të Austrisë, por dëshiron që në të ardhmen të vendoset në Nju Jork për të punuar dhe jetuar.

Ka pasur disa eksperienca të suksesshme në aktrim, ndërsa tani dëshiron t’i përkushtohet botës së modelingut.

“Në të vërtetë, unë nga të dy prindërit vij nga familje mjaft konservatore dhe akademike. Dhe kuptohet se gjithë kjo që kam arritur deri më tani në fushën e modës dhe modelimit, tani edhe me fotot, nuk kishte përkrahje të plotë nga ana e familjes time. Por unë e doja dhe me kokëfortësinë time ia dola të jem aty ku jam tani. Por me siguri, por ju them me bindje që ende nuk kam mbërritur aty ku dua të jem. Unë çdo herë do të mbes në kufijtë e shijes së mirë, nëse më kuptoni se çka mendoj! Nuk do të më shihni kurrë në ndonjë film apo ndonjë situatë të palakmueshme, atë ua premtoj”, ka thënë ajo për “Shekulli”.

Mobi Casa

23 vjeçarja është e dashuruar derisa thotë se të arriturat e saj janë mirëpritur nga populli shqiptarë.

Ajo është mbesa e aktorit Abdurrahman Shala dhe ndihet krenare për këtë fakt.

“Unë mburrem pa masë me gjyshin tim Abdurrahman Shala. Si aktor dhe regjisor ai ishte një nga krijuesit e filmit kosovar. Gjenet e tij sigurisht që kanë luajtur rol të rëndësishëm në orientimin tim për aktrim. Por edhe familja ime në përgjithësi është e dhënë pas skenës artistike dhe asaj të filmit dhe ky fakt kishte ndikim të veçantë në mua. Duke e njohur mentalitetin shqiptar, por edhe duke pasur parasysh rolet mjaft konservatore të luajtura nga ana e gjyshit tim, besoj se shumë njerëzve fotot e mia në Playboy do të mund t’ju duken si të lira për arsye se tregojnë trupin tim lakuriq. Por për mua dhe për skenën në të cilën unë dëshiroj të depërtoj këto foto shikohen si artistike dhe pjesa lakuriqe ka kufij të qartë të përcaktuara nga unë dhe të respektuara me përpikëri nga ana e revistës serioze Playboy”, ka theksuar ajo