UBT

Lepuri e sorkadhja në plazh për pushime

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Poezi nga Nijazi Kastrati

Lepuri e sorkadhja
Në këtë vapë të madhe
Kërkonin freskinë
Te krojet në male

-A m’dëgjon moj mike
Kam dy propozime
Të ikim poshtë në lumë
A n’deti për verime

-Eh, or miku im
Kam dëshirë kah mot
Të shoh plazhin n’deti
Me fëmijë përplot

-Lepuri përpara
E sorkadhja pas
Habiten kur panë
Aq shumë fëmijë në plazh

-Ca loznin në rërë
Disa tjerë me top
Nga gëzimi sorkadhes
Sytë i rridhnin lot

United Hospital

-Eh sa lumturi
Kur shoh këta fëmijë
Të bukur, të dashur
Janë për mrekulli

-Së shpejti fëmijët
I morën n’përqafime
Uruan mirëseardhje
Në plazh për verime

-Lepuroshit i veshën
Një palë brekë bojëqielli
Sorkadhes së bukur
I vunë syze dielli

-Sa bukur që dukeshin
Në kostume deti
Të gjithë bënë nga’j foto
Për kujtim mes veti

-Kur përfunduan pushimet
U përshëndetën përsëri
Prap në vitin tjetër
Do të shihemi o fëmijë!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.