Leposaviqi me kompetenca për “Trepçën”
Ligji për Ndërmarrje Publike i jep të drejtë edhe komunës së Leposaviqit që të vendosë për resurset e gjigantit metalurgjik.
Ligji për Ndërmarrje Publike i jep kompetenca të plota komunës ku është e vendosur ndërmarrja për resurset e nivelit nacional, duke e bërë pjesëmarrëse në definimin e statusit dhe të së ardhmes së “Trepçës” edhe komunën e Leposaviqit.
Neni 11.3 i këtij Ligjit thotë se “Regjistrimi si ndërmarrje publike bëhet në marrëveshje me komunat në territorin e të cilave gjenden ato ndërmarrje”./zeri/


