Uji Dea

Leotrim Rexhepi përgatitet për meqin e dytë profesionist

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Boksieri gjilanas Leotrim Rexhepi me intensitet të lartë ka filluar përgatitjet me dy trajnerët, Nazim Halili e Musli Zymberin, për të qenë sa më i përgatitur për meqin e tij të dytë në ringun profesionist.

22 vjeqari Leotrim Rexhepi pikërisht me 29 korrik kishte pasur meqin e tij të parë në ringun profesionist, duke e detyruar kundërshtarin e tij boksierin nga Turqia Emin Acar ta dorëzojë duelin në raundin e pare.

Rexhepi edhe pse në mesin e muajit shtator në Palestrën Sportive “Bashkim Selishta -Petriti”, do të zhvillon meqin e tij të dytë, ku ende nuk e ka mësuar kundërshtarin e tij.

Mobi Casa

“Shumë shpejt do të më njoftojnë se kënd e kam kundërshtarë, por kundërshtarë të lehtë nuk ka pasiqë ky është boks profesionist, dhe boksierët vijnë nga vendet e ndryshme të Evropës e botës dhe çdo boksier ka synimet e tija”,thekson boksieri Rexhepi.

Leotrim Rexhepi tani e disa ditë ka filluar përgatitjet njëherë në ditë, por brenda dy ditëve ai ushtrimet do ti zhvillon nga dy herë në ditë nga dy orë. “Nën urdhrat e dy trajnerëve Musliu e Halili jam duke ushtruar në mënyrën më të mirë të mundshme, çdo ditë e më tepër po e rrisim intensitetin e ushtrime, deri më tani jam shumë i kënaqur dhe mendoj se gjerë në fillim të meqit të dytë do të jem i përgatitur si asnjëherë më parë duke ju falënderuar dy trajnerëve tani të dëshmuar”, ka bërë të ditur boksieri Rexhepi.

Dashamirët e boksit dhe qytetarët e Gjilanit, në mesin e muajit shtator do të kenë mundësi për herë të parë në historikun e boksit Gjilanas ta përcjellin një meqë profesionist e këtë do të na dhuron talenti i madh në mes litarëve të ringut Leotrim Rexhepi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.