UBT

Leotrim Rexhepi për herë të parë në histori sjell boksin profesionist në qytetin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Boksieri gjilanas, Leotrim Rexhepi, në Palestrën Sportive “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan, me 12 nëntor dashamirëve të boksit do t’ju dhuron spektakël.

Është kjo hera e parë që në qytetin e Gjilanit,dashamirët e boksit do të kenë mundësi të përcjellin një duel të boksit profesionist, e këtë mundësi për herë të parë do të na dhuron talenti i madh i boksit, Leotrim Rexhepi. ‘Arena Boxing Promotion’ në bashkëpunim me KB Drita dhe Federatën e boksit Profesionist të Kosovës do të jenë organizatorët e të këtij spektakli.

“Për mua, qytetin Gjilanit dhe shtetin e Kosovës është një nder që do të kem mundësi që për herë të parë në Gjilan të boksojë para idhujve të mi. Do të jetë meqi kryesor i mbrëmjes, ndërsa kundërshtari nuk dihet ende edhe për ca ditë, por pa marrë parasysh unë jam përgatitur tani e një kohë të gjatë dhe jam i gatshëm të përballem me cilindo kundërshtar, me rëndësi është që do të boksojë para shikuesve të qytetit tim dhe do ti bëjë krenarë me luftën time të dytë në boksin profesionist”.

Mobi Casa

Boksieri Leotrim Rexhepi ka një kërkesë nga qytetarët dhe bizneset e qytetit, që ta mbështesin në sponzorizim këtë meqë mjaft me rëndësi. “Të gjithë bizneset të cilat duan të më ndihmojnë dhe të jenë sponsorë në këtë meqë me shumë vlera, i kisha lutur të lajmërohen personalisht tek unë nëpërmjet ‘facebook’ për t’ju treguar mundësit e sponzorizimit, kjo ndihmë nga bizneset e shumta të qytetit të Gjilanit do të më ndihmonte shumë në vazhdimin e karrierës sime të mëtutjeshme dhe të gjithë ata që shprehin interesim do t’ju ishim mirënjohës”.

Përpos meqit kryesor të cilin do ta ketë Leotrim Rexhepi, do të jenë edhe katër meqe tjera të boksit profesionist, ku do të boksojnë: Mikel Cullhaj,Griseda Torollari, Xhoana Bylyshi e boksieri nga Izraeli Ahmad Shtewe.

Dashamirët e boksit këto meqe profesioniste do të kenë mundësi ti përcjellin me 12 nëntor nga ora 17:00, hyrja do të jetë falas pasiqë është hera e parë që në Gjilan organizohet një boks profesionist./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.