Mobi Casa

Leotrim Rexhepi nokauton kundërshtarin në debutimin në boksin profesionist

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Boksieri me origjinë nga Pogragja e Komunës së Gjilanit, në debutimin e tij në boksin profesionist ka shkëlqyer në Pallatin e Sporteve “Bill Klinton” në Ferizaj. 22 vjeqari Leotrim Rexhepi në raundin e parë e ka detyruar gjyqtarin ta ndërpret meqin, pasi pas tri goditjeve të fuqishme e rrëzon në dysheme boksierin nga Turqia, Emin Acar.

Rexhepi edhe në boksin amatorë kishte korrë suksese të mëdha, ndërsa në boksin profesionist do ta pret një karrierë e shkëlqyer duke ditur talentin dhe potencialin që ka në mes litarëve.

Për debutimin e tij në meqin e parë profesionist, Rexhepi është deklaruar se ndihet mjaft mirë me paraqitjen e tij. “Për këtë meqë jam përgatitur tani e një kohë të gjatë, dëshira ime ishte të startoj me fitore dhe këtë e arrita ndaj një kundërshtari mjaft të fort siç ishte boksieri Emin Acar. Dua ta falënderojë trajnerin tim dhe të gjithë ata që e aranzhuan këtë meq timin të parë në boksin profesionist, një falënderim i veçantë shkon edhe për të gjithë përkrahësit e mi të cilët në asnjë moment nuk dyshuan në aftësitë e mia,synimet e mia janë në botën e boksit profesionist të arrijë sa më shumë në ranglistën e boksit gjerë në 57, 5 kg”.

Fundamenti

Leutrim Rexhepi ka zbuluar për dashamirët e boksit të Gjilanit dhe Kosovës se shumë shpejt do të ketë meqin e dytë në boksin profesionist. “Në fillim të shtatorit që do të thotë pas një muaji, do të kem meqin e dytë, ndërsa shumë shpejt do ta kuptojmë edhe kundërshtarin. Ky meqë në gala mbrëmje të boksit do të zhvillohet ne turneun memorial kushtuar dëshmori “Agim Rashiti”, i cili do të zhvillohet në Palestrën Sportive “Bashkim Selishta-Petriti”.

Në këtë mbrëmje shpresoj se palestra do të stërmbushet me tifozët e boksit e unë ju premtoj që t’ju dhuroj fitoren e dytë në boksin profesionist”. Do të jetë një rast spektakolar që i tërë qyteti i Gjilanit në këtë mbrëmje të boksit t`i bashkëngjitemi boksierit të talentuar në përkrahje drejt fitores së dytë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.