FITORJA

Leotrim Rexhepi i gatshëm t`i kryqëzon dorezat me boksierin Italianë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Boksieri 24 vjeçar, Leotrim Rexhepi, me hapa të sigurt po marshon në boksin profesionist, duke dëshmuar se është një boksier me potencial të madh në ring.

Rexhepi nga katër duelet e zhvilluara në boksin profesionist gjerë në 56 kg, ka shënuar tri fitore e një barazim, ndërsa në ranglistën botërore ka arritur të pozicionohet në mesin e 150 boksierëve më të mirë brenda një viti.

Boksieri nga Pogragja e Gjilanit me 19 prill në kryeqytetin e Italisë në Romë, do ti kryqëzon dorezat me boksierin Italian, Salvadore Contino, meq i cili do të zhvillohet në gjashtë raunde. Boksieri Italian 34 vjeçar, ka 7 meqe të zhvilluara duke shënuar po aq fitore, ndërsa me 19 prill pritet të jetë një duel shumë i vështirë për boksierin Rexhepi.

FITORJA

24 vjeҫari Rexhepi për këtë meҫ është përgatitur maksimalisht, duke premtuar se do të shënon fitore. “Jam përgatitur për këtë duel, pasi kemi të bëjmë me një boksier me përvojë dhe shumë të fort, por e kam studiuar mjaft mirë dhe do ta mposhti në mes të Romës për ta bërë popullin tim krenar. Tani e një kohë kam intensifikuar ushtrimet nga dy herë në ditë së bashku me trajnerin Musli Zymberin, dhe jam i gatshëm që të premten me 19 prill ti tregoj boksierit Italian se në shtetin tonë kemi traditë të boksit e këtë do ta dëshmojë gjatë duelit”.

Poashtu, Leotrim Rexhepi ka falënderuar të gjithë përkrahësit e tij e në veçanti donatorët të cilët po e ndihmojnë në këtë rrugëtim të tij në Itali. “Pa ndihmën e njerëzve të cilët po më përkrahin dhe po ndajnë kafshatën e tyre të gojës për të më ndihmuar me mjete financiare nuk do t’ja kisha dale, por ju premtoj se gjithçka do të jap nga vetja që mos t`i zhgënjej por ti bëjë krenar, poashtu edhe fansat e mijë që gjithmonë më japin kurajo drejt sukseseve të reja”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.