UBT

Leotrim Rexhepi: Fitoret do ia dedikoj gjithmonë kolosit të lirisë Agim Ramadani – Katana

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Boksieri gjilanas Leotrim Rexhepi pas fitores ‘express’ ndaj kundërshtarit nga Hungaria Istvan Kovacs, të cilin e qoi në “botën e ëndrrave” në raundin e dytë, ka deklaruar për media se pa ndihmën e donatorëve të cilët ja mundësuan këtë meqë për ta zhvilluar, ai nuk do të kishte rast që ëndrrën e tij ta bënte realitet.

“Me ndihmën e kompanisë: “AR-KATANA”, “Uji DEA”, “SB KAZAZI”, “TAFA”, mposhta boksierin hungarez, dhe nderova heroin e kombit – Agim Ramadanin-Katana”, ka thënë boksieri Rexhepi . “Jam shumë i nderuar që kompanitë “AR KATANA”,” Uji DEA”, “SB KAZAZI” e “TAFA”, më besuan në projektin tim dhe në fjalën time. Ju jam thellësisht mirënjohës për ndihmën që më ofruat të ndeshem me boksierin hungarez, pa ndihmën tuaj ky meqë vështirë se do të realizohej. Jam shumë krenar e i privilegjuar që këtë fitore ia kam dedikuar heroit të kombit Agim Ramadanit – Katana, i cili me gjakun e tij ujiti lirin e kombit të cilën ne sot po e gëzojmë, duke qenë çdo herë mirënjohës me shekuj për veprën heroike të cilin e shkuli me rrënjë kufirin shqiptaro – shqiptar, duke hapur shtigjet e lirisë së kombit tone”, ka thënë për media boksieri 23 vjeçar Leotrim Rexhepi./rajonipress/

Fundamenti

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.