GRANDEMALL

Leotrim Rexhepi dhuron spektakël të boksit, nokauton boksierin hungarez

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Talenti i madh i boksit nga Pogragja e Gjilanit, Leotrim Rexhepi në meqin e tij të dytë profesionist në Palestrën e Sporteve ”Bashkim Selishta-Petriti”, ka dhuruar emocione të pafundme duke treguar boks spektakolar, duke mposhtur boksierin hungarez në raundin e dytë me “knock down”. 23 vjeqari Rexhepi në raundin e parë i tregoi boksierit hungarez se kot ka udhëtuar në Kosovë, pasi që në raundin e parë Rexhepi e solli dy herë në “knock down”, por gongu e shpëtoi nga me e keqja.

Në fillim të raundit të dytë boksieri Rexhepi me goditje të njëpasnjëshme e plandos në dysheme boksierin Istvan Kovacs.

ARKATANA

Rexhepi edhe njëherë tregoi se ka talent të madh në mes ringut dhe me të drejt është prespektiv e boksit Kosovar. Pas duelit, Leotrim Rexhepi, deklaroi. “Isha i vetëdijshëm se përballë do të kem një boksier shumë të forte,por isha i përgatitur maksimalisht për këtë meqë dhe ja arrita qëllimin që kisha. Këtë fitore i’a dedikoj familjes sime e cila më përkrah në çdo hapë, poashtu fitoren ia dedikoj heroit të kombit Agim Ramdanit-Katana dhe të gjithë atyre që më ndihmuan për këtë meqë shumë domethënës për karrierën time. Unë ju premtojë se edhe në të ardhmen do t’ju gëzoj me fitore”./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.