United Hospital

Leotrim Kryeziu talenti që po i përmbush parashikimet

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Talenti i madh i Dritës, sulmuesi Leotrim Kryeziu me paraqitjet e tija në Përfaqësuesen e Kosovës U19, i cili shokoi Përfaqësuesen e Izraelit dhe Lituanisë duke ju shënuar nga dy gola në ndeshjet parakualifikuese të rrethit “Elite Round”, që u mbajtën në shtetin e Austrisë është bërë njëri ndër sulmuesit më të kërkuar në futbollin e Kosovës.

Sulmuesi shtatgjatë ka pasur paraqitje edhe ne fanellën “bardh e kaltër” të Dritës, Kryeziu ka pasur lojëra mjaft të mira duke kontribuar në rezultatet e klubit e cila sot gjendet në pozitën e tretë në Superligën e Kosovës.

Këto paraqitje të mira ka bërë që sot kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës U19, të jetë një futbollist mjaft i respektuar në futbollin e Kosovës.
“Dua ta falënderoj përzgjedhësin Ramiz Krasniqin i cili ka besim në mua dhe besimin që ka në lojën time, në Austri ishte diçka e jashtëzakonshme nga tri ndeshje shënova 4 gola duke bërë të mundur që Përfaqësuesja të kualifikohet në rrethin “Elite Round”, ku do të ndeshemi me Portugalinë, Republikën e Irlandës dhe Sllovakin, e dimë që do të jetë vështirë por dëshira dhe puna të cilën po e bëjnë stafi U19 është gjithçka profesionale”.

Me qëllim të përgatitjeve sa më cilësore Përfaqësuesja e Kosovës U19 nga 22 janari gjerë me 29 janar do të përgatitet në Anataly në Turqi.

ARKATANA

Cilësia e Kryeziut nuk mbetët pa u vërejtur edhe nga Përzgjedhësi i Kosovës, Muharrem Sahiti, i cili e ka ftuar sulmuesin Leotrim Kryeziun në ndeshjen miqësore me Azerbejxhanin e cila zhvillohet me 2 shkurt në Anatalia të Turqisë.

“Nga 22 -29 dhjetor do të jem në përgatitje me U19, më pastaj do t`i bashkëngjitëm Përfaqësueses në ballafaqim me Azerbejxhanin, është një nder i madh dhe jam i lumtur me ftesën që më ka bërë Përzgjedhësi Muharrem Sahiti, në qoftëse më jepet rasti të luaj në fushë do të jap më të mirën për ngjyrat e shtetit tim, do të jetë një ndeshje ku për herë të parë do të debutoj në Përfaqësuesen A është një ndjenjë jashtëzakonisht e mirë”, ka bërë të ditur sulmuesi Kryeziu.

Për talentin e madh që po i vjen futbollit të Kosovës, në të ardhmen shumë nga trajnerët Kosovarë, Kryeziut i kanë paraparë një karrierë të madhe futbollistike, ndërsa skuadra e Dritës duhet të mburret që ka një futbollist siç është talenti Leutrim Kryeziu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.