HW

Leotrim Kryeziu: Barazhin e tejkalojmë

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Skuadra e Dritës edhe njëherë ka zhgënjyer simpatizuesit e sajë “Intelektualët”, dhe shumë dashamir të futbollit të sajë, “bardh e kaltërtit” e Dritës për herë të tretë kërkojnë shpëtimin e sajë në aktin final të barazhit, pasiqë gjatë 33 ndeshjeve në Vala Superligën e Kosovës në futboll ka tubuar 35 pikë duke u renditur në pozitën e 9, pozitë e cila nuk i ka siguruar mbetjen në elitën e futbollit Kosovar.

Njëri ndër futbollistët më të mirë të Dritës dhe të futbollit Kosovar sulmuesi, Leotrim Kryeziu, i cili njiherit është futbollisti Përfaqësueses së Kosovës në futboll U19, është mjaft i mërzitur që skuadra e tij Drita, kërkon edhe njëher shpëtimin e sajë në lojën e barazhit me skuadrën e Dukagjinit të Klinës e cila është renditur në pozitën e 4 në Ligën e Parë të Kosovës.
“Nuk mund të besojmë se kjo po na ndodhë për herë të tretë, që në fillim kemi hasur në probleme dhe ato fatkeqësisht na kanë përcjell gjerë në fund të kampionatit, startuam shumë mirë por në fillim na munguan futbollistët cilësor e pastaj trajnerët u ndërruan dhe i gjithë koncepti i skuadrës u prish”, shprehet Kryeziu.

Uji Dea

Në ndeshjen me Dukagjinin futbollisti, Kryeziu ka një porosi.
“Nuk diskutohet, do të ngadhënjejmë respekt për kundërshtarin por ne kemi skuadër më të mirë dhe të organizuar, do të japim gjithçka nga vetja për tu rehabilituar sado pak, një disponim i tillë është edhe tek bashkëlojtarët e mijë”.

Është interesant të cekët, Kryeziu kishte shënuar golin e parë për Dritën në javën e Parë me Trepçën dhe të fundit ndaj Besës nga pika e bardhë.
“Shpresoj se në ndeshjen e barazhit do të shënoj, do të jap atomin e fundit të energjisë për fitore e këtë më së shumti e kërkojnë tifozët tanë “Intelektualët”, të cilët na kanè përkrahur në çdo ndeshje dhe unë ju jam shumë mirënjohës, por do të vjen dita kur do t`i gëzojmë dhe do të krenohen me ne”, thekson sulmuesi i Dritës dhe Përfaqësueses së Kosovës U19, Leotrim Kryeziu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.