Leorant Sylejmani portieri i cili po pret rastin
Gjilan – Portieri i talentuar Leorant Sylejmani, i cili po mbron ngjyrat e skuadrës së Galaksis së Gjilanit anëtare e Ligës së II të futbollit të Kosovës, me mbrojtjet e tij ka bërë që disa skuadra të vendit të jen të interesuara për të.
Sylejmani i cili tani e 9 vite i kaloi të gjitha kategoritë në KF Drita tani e një stinorë po mbron ngjyrat e Galaksis, duke dhënë kontribut të madh në sukseset e saj.
19-të vjeqari Sylejmani konsiderohej si një portier me perspektivë të madhe, por si të gjithë futbollistët e rinjë të cilët po i anashkalojnë një fat të tillë e pati edhe talenti Sylejmani.
“Gjithmonë kam dashur të jap kontributin tim në klubin e Dritës, por më thanë se nuk llogarisin për momentin në mua, isha shumë i zhgënjyer duke i ditur kualitetet e mia se sa mund të jap për të mirën e klubit”, shprehet portieri Sylejmani.
Shtatë larti Leorant Sylejmani i cili ka një gjatësi prej 1.90 cm ka pasur disa oferta të disa klubeve, por për momentin është duke mbrojtur ngjyrat e Galaksisë.
“Jam në Galaksi po jap më të mirën që di për këtë klub, kam pasur disa oferta të disa klubeve në Kosovë por jam duke pritur një ofertë serioze nga jashtë e cila shpresoj se do të realizohet, në qoftëse jo atëherë klubi im i radhës do të jetë një klub i madh në futbollin e Kosovës”, ka bërë të ditur Sylejmani.
Për portierin Sylejmani është për tu befasuar se si anashkalohen talentët në klubet e tyre kur ata janë që nga fëmijëria.
“Është mirë të mos anashkalohen talentët dhe futbollistët e rinjë në klubet e tyre e të importohen nga jashtë që ndoshta nuk janë edhe aq cilësor, në këtë mënyrë humb edhe klubi por edhe futbollisti por premtoj se shumë shpejt do të dëshmojë në skuadrën e re se kanë gabuar ata që nuk kanë besuar në mua”, thekson Sylejmani./rajonipress/

