Mobi Casa

Leonora: Rrëfimi i grave të fuqishme është emocionues, por edhe mësimi më i mirë për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Sot në kuadër të muajit kundër kancerit të gjirit, bashkë me aktivistet dhe kandidatet për asamble komunale, në shenjë solidarizimi për të gjitha gratë, nënat e vajzat, zhvilluam një aktivitet për t’i kujtuar ato që na lanë dhe për t’i inkurajuar edhe më shumë ato që po përballen me këtë sëmundje ka shkruar Leonora Morina Bunjaku.

Fundamenti

Rrëfimi i atyre grave të fuqishme është emocionues, por edhe mësimi më i mirë për rëndësinë e diagnostikimit të hershëm.
Kanceri i gjirit është një nga sëmundjet më të shpeshta te gratë, prandaj është jetike dhe relevante të rritet vetëdija qytetare e të praktikohet më shumë kontrolli te mjeku, pasi detektimi i hershëm shpëton jetë.
Institucionet relevante duhet t’i rrisin kapacitetet për diagnostikim dhe trajtim të kësaj sëmundje që po merr shumë jetë!
#LeonorapërGjilanin
#PDK177