Leonora: Jam shqiptare, nuk përziej me turq

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Këngëtarja Leonora Jakupi me shumë bindje mohon të ketë lidhje me Can Yahya, djaloshin turk. Me të kuptuar lajmin e botuar ditë më parë në një tabloid shqiptarë për lidhjen e saj me Canin, ajo nëpërmjet “Zërit” ka demantuar duke e quajtur këtë vetëm një shpifje.

UBT

“Sinqerisht unë as që e njoh këtë djalosh, asnjëherë nuk ia paskam dëgjuar emrin. Jam një shqiptare dhe nuk dua të përziej me turq. Kjo është vetëm një montim i atyre që duan të ulin imazhin tim”, ka thënë ajo. Leonora ndër të tjera shton se do të ngre padi ndaj atyre që kanë plasuar lajme të pavërteta në media.