Leonora Jakupi me “Vajza e Kojshisë” fiton Videofestin
Leonora Jakupi i ka dedikuar çmimin “Best of All” në Starcard Videofestin Muzikor, babait të saj i cili u nda nga jeta 16 vjet më parë.
“Unë kam 20 vite në skenë por kam 16 vite pa të, por akoma jetoj me idealin dhe me frymën e tij”, tha Leonora, pas pranimit të çmimit.
Videoklipi më i mirë në Starcard Videofestin Muzikor 2014 është zgjedhur “Vajza e Kojshisë” nga Leonora Jakupi.
Duke marrë çmimin ajo tha se është shumë e lumtur.
Ajo falënderoi fansat e saj derisa çmimin ia ka dedikuar babait të saj të vdekur.


