Leonora Jakupi me këngë të re

Këngëtarja shqiptare, Leonora Jakupi, është duke bërë gati projektin e saj të ri.Kohë më parë Leonara Jakupi konfirmoi projektin e saj të ri, ndërsa tani si duket edhe ka ardhur momenti i lansimit të këngës së re.
Ky është bashkëpunim me Korab Shaqirin, i cili titullohet “Vajza e Kojshisë”.
Projekti i Leonora Jakupit vjen pas publikimit të videoklipit të saj të fundit “S’e Ndaloj”. /Telegrafi/