Leonora Jakupi: Bac, faleminderit përjetësisht

Leonora Jakupi ka falënderuar komandantin Adem Jashari në përvjetorin e masakrës së Prekazit.
Këngëtarja Leonora Jakupi ka postuar mesazhin e saj për përvjetorin e masakrës së Prekazit.
Ajo me anë të një fotografie të komandantit Adem Jashari ka falënderuar atë me fjalët: “Bac, faleminderit përjetësisht”, transmeton lajmi.net.
Njëkohësisht, Leonora ka ftuar të gjithë që me 7 mars të shkojnë në Prekaz për ‘natën e zjarreve’.