RCCOLA

Leonora Bunjaku kandidate për kryetare të komunës, Riad Rashiti ud. kryetar i Degës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, në koordinim të plotë me kryetarin e partisë z.Memli Krasniqi kanë zgjedhur kandidaten për kryetare të ardhshme të Komunës së Gjilanit, znj.Leonora Bunjaku. Po ashtu, U.d Kryetar i Degës së PDK-së në Gjilan është emëruar Riad Rashiti, i cili deri tani ishte nënkryetar i degës.

Qytetarëve të Gjilanit, Partia Demokratike e Kosovës ju ka ofruar kandidaten më të mirë për ta udhëhequr komunën në katër vitet e ardhshme dhe do ta ketë listën më të fuqishme me kandidatë/e për përfaqësues të tyre në Kuvendin Komunal.

Leonora Bunjaku ka përvojën e gjatë në aktivitetet e saja në politikë dhe në arsim.

Fundamenti

Ajo ka qenë zëvendësministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërsa më parë, ka qenë për dy mandate në asamblenë komunale.

Njohuritë e thella për problemet dhe nevojat e qytetarëve të Gjilanit janë përparësi për kandidaten e PDK-së e cila në platformën e saj për qeverisje të komunës, do të ofrojë alternativën më të mirë nga të gjitha subjektet tjera politike, për qytetarin dhe bizneset tona në komunë.

PDK në Gjilan është e sigurt dhe e bindur që në këtë garë zgjedhore do të hyjë me ofertën më të mirë për votuesit e Gjilanit thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/