Fundamenti

Leonesa fiton lejen e qëndrimit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Leonesa Mujaj, nxënësja me sukses të shkëlqyer nga Kosova, refugjate në Austri, pak muaj më parë qe bërë protagoniste e shumë artikujve dhe emisioneve në mediet austriake. Ajo, nxënësja më e mirë në lëndën e gjermanishtes në shkollën e saj, bashkë me familjen, duhej të dëbohej në Kosovë, prej nga kishte ardhur para gjashtë vitesh.

Një vendim gjyqësor kishte gjetur se familja e Leonesës nuk kishte treguar interes për tu integruar. Por, siç qe treguar më vonë, gjykata nuk e kishte kontaktuar fare familjen dhe këtë qëndrim e kishte marrë pa pasur njohuri për rastin, transmeton albinfo.

Por peticionet dhe aksionet e protestës të nxënësve, mësuesve dhe bashkëqytetarëve austriakë i patën mundësuar familjes Mujaj, fillimisht qëndrimin deri në përfundim të vitit shkollor. Ndërsa të premten Leonesa ka marrë lajmin e gëzuar: ajo dhe familja e saj përfundimisht fitojnë të drejtën e qëndrimit në Austri. Edhe shokët dhe shoqet e klasës të Leonesës, që kanë qenë nën presion rreth mundësisë së dëbimit të saj, të premten kanë janë ndjerë të çliruar.

KKVITI

Donatorë anonimë i kanë garantuar familjes Mujaj pagesën e banesës dhe i kanë ndîhmuar ndihzmuar prindërve Mujaj të gjejnë një punë. Babai tash punon në një firmë ndërtimi ndërsa nëna në pastrim. Me këtë janë plotësuar kushtet për lejen e qëndrimit të të huajve, të quajtur “kartela kuq-bardh-kuq plus”. „Rot-Weiß-Rot-Card plus”). Kjo leje duhet të përtëritet për çdo vit, por, në kushtet në të cilat tash jeton familja Mujaj, ky nuk paraqet ndonjë problem”, thonë juristët.

“Askush nuk mund të imagjinojë se sa e lumtur jam”, thotë Leonesa për gazetat austriake, Krone Kurier etj. /Indeksonline/