Lenjani zbulon edhe një hartë që definon saktë kufijtë e Karaqevës
Gjilan – Selver Lenjani pretendon se ka gjetur një hartë topografike të ushtrisë serbe e cila definon saktë kufijtë origjinal të Karaqevës.
Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë dhe aktivist i palodhur në mbrojtje të vijës kufitare me Serbinë tha për rajonipress se tani së fundit ka gjetur një hartë topografike sekrete e armatës serbe, dhe e ish pushtetit serb e cila definon saktë kufijtë që nuk preket territori i Karaqevës. “Kjo hartë realisht definon vijën kufitare me Serbinë për të cilën ne po luftojmë tani e 15 vite” tha Lenjani.
Lenjani thotë se në takimet e mëhershme që ka pasur KFOR-i me ushtrinë serbe këta të fundit u kanë dhënë harta të falsifikuara dhe të devijuara edhe vijat kufitare.”Nëse e shihni këtë hartë atëherë do të bindeni se ia vlen tërë kohën të merremi në mbrojtje të kufirit dhe të mos copëtimit të Kosovës. Nuk janë pak qindra hektar tokë që po pretendon të marrë Serbia përmes hartave fallse” shprehet Lenjani.
Lenjani thotë se u takon ekspertëve dhe ekipit negociator që ta kenë në duar këtë hartë dhe ta shqyrtojnë në nivelet më të larta diplomatike./rajonipress/


