Eko Higjiena

Lenjani: Viti 2022 i humbur për brezin kufitar, institucionet u treguan të shurdhtë karshi kërkesave tona jetike

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Selver Lenjani gjatë gjithë vitit 2022 nuk është ndalur së shkruar letra, kërkesa, alarme e reagime për të sensibilizuar problemet që ka brezi kufitar në Karaçevë. Vjosa Osmani, Glauk Konjufca e Albin Kurti na injoruan totalisht dhe kurrë goja e tyre se ka përmendur brezin kufitar shprehet ai.

Edhe në letrën e fundit zyrtare Selver Lenjani i ka treguar hallet dhe problemet e shumta të brezit kufitar, në veçanti ato me sigurinë e lëvizjes dhe problemet tashmë të përhershme që kanë me xhandarmërinë serbe.

Me anë të këtyre kërkesave e njoftimeve nga brezi kufitar në Karaçevë, fshat ky që kufizohet me shtetin e Serbisë, që nga viti 2001 e deri 2022, ku shteti serb vazhdimisht pretendon ta shkëput këtë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës.

Të nderuar Vjosa, Glauk e Albin

Uji Dea

Në Marrëveshjen Tekniko ushtarake të Kumanovës me 9 qershor 1999, me Dokumentet e Falsifikuara e kanë bindur faktorin ndërkombëtar se kjo pjesë e Karaçevës ashtë pjesë e Serbisë, me harta të falsifikuara, ku gjenerali ushtarak Svetozar Marjanoviqi ua kishte servuar dokumentet e kadasrit, e hartat gjeologjike, ku ishin prezent faktori ndërkombëtar NATO gjenerali i NATO-së Majkell Xhekson e tjerë, ekspertët e NATO.

Kemi rrezik permanent nga shteti i Serbisë sepse banorët e brezit kufitar rrezikohen t`i humbin tokat stërgjyshore, tokat shqiptare, tokat Ilirjane.e Dardane, edhe pse kemi dokumente valide se e dëshmojmë a është tok e jona.

Tatimin vazhdimisht e kemi paguar në Komunën e Kamenicës sepse të merren me këtë problematikë sepse i takon Kosovës që ta ngritni në Kuvendin e Republikës së Kosovës e në presidencë, në Qeverinë e Kosovës të ngritmi në instancat ma të larta Ndërkombëtare, BE e NATO, Grupit Kuintit si dhe Brukselit zyrtar, Bonit, Londrës, Parisit, Nju Jorkut si dhe Vashingtonit zyrtar.

Kërkojmë edhe nga kongresi Amerikan, Senati Amerikan, dhe shpresojmë se këtë letër të brezit kufitar ta merrni seriozisht dhe të trajtohet kjo pjesë e territorit të Kosovës, mbesim me shpresë se kjo letër e Karaçevës do të trajtohet pozitivisht ka shkruar Selver Lenjani./rajonipress/