UBT

Lenjani: Viti 2020, turpi i politikanëve kosovar, të gjithë heshtën për rastin e Karaqevës

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Selver Lenjani thotë se viti 2020 do të mbetet si viti më negativ për brezin kufitar, meqë sipas tij institucionet kosovare nuk e kanë parë të udhës të trajtojnë problemet dhe ankesat që ka brezi kufitar.

Selver Lenjani as në vitin 2020 nuk ka ndaluar për të sensibilizuar problemin e vijës kufitare në Karaqevë, ku për pasojë shumë herë xhandarmëria serbe ka hyrë brenda territorit të Kosovës.

UBT

Ky shqetësim i Lenjanit ka depërtuar në të gjitha dyert e institucioneve kosovare, por deri tashti nuk ka pasur sukses, pasiqë politika kosovare ka heshtur.”Viti 2020 do të shënohet si viti i turpit të politikanëve kosovar sepse askush prej tyre nuk është marrë me problemin e Karaqevës. Është e pafalshme që problemet dhe ankesat e shumta që ka Karaqeva të kalojnë në heshtje. Këtë vit e kishim edhe problemin e mbylljes së shkollës, gjë që revoltoi tej mase banorët” shprehet Lenjani.

Lenjani thotë se klasa politike herët apo vonë do të merret me Karaqevën, sepse aty ka defekte të nivelit ndërkombëtarë, Kosovës i është tkurrur kufiri dhe ne nuk guxojmë të heshtim./rajonipress/