Fundamenti

Lenjani uron Kurtin dhe ka një porosi për të

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Zgjedhja e Albin Kurtit në krye të Qeverisë së Kosovës e ka gëzuar Selver Lenjanin. Unë i urojë nga zemra këtë pozitë dhe kam një porosi që mos ta harrojë brezin kufitar e Karaqevën sepse gjithmonë ka protestuar e është angazhuar në mbrojtje të kufijve të Kosovës.

Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë është ndier gjithmonë i zhgënjyer me qeveritë e kaluara të cilat sipas tij nuk e kanë trajtuar drejtë problemin e kontestit kufitar në Karaqevë.

Mobi Casa

“Jam lodhur duke dërguar letra, peticione, deklarata e dokumente që dëshmojnë se në Karaqevë është t`kurrur vija kufitare, por kurrë asnjë zyrtar qeveritar nuk doli në teren. Tash kam shumë shpresa se Albin Kurti i cili është angazhuar gjithmonë për mbrojtjen e vijës kufitare do ta marrë seriozisht zgjidhjen e këtij problemi” shprehet Lenjani.

Lenjani thotë se Albin Kurti duhet të veprojë me urgjencë dhe mos të pres ndërhyrjet apo sugjerimet e ndërkombëtarëve.”Qeveria dhe Parlamenti duhet të ndërhyjnë urgjentisht dhe të demantojnë dokumentet kadastrale që ka prodhuar Serbia në kohën e okupimit sepse dokumentet origjinale që janë gjetur dëshmojnë se Serbia e ka grabitur një pjesë të territorit të Kosovës” tha Lenjani./rajonipress/