Eko Higjiena

Lenjani u shkruan ambasadave të huaja në Kosovë, BE-së, KFOR-it, NATO-së

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Selver Lenjani në një njoftim të tij u ka shkruar sërish ambasadave të akredituar në Kosovë, dhe institucioneve tjera relevante duke kërkuar prej tyre që të ndikojnë sa më shpejt që është e mundur në mënyrë që banorët rezident të ndihen të sigurt dhe të jetojnë pa telashe në vendlindjen e tyre në Karaçevë.

Selver Lenjani të enjtën edhe zyrtarisht ua ka dërguar një Njoftim zyrtar ambasadave të mëdha në Kosovë, zyrës së BE-së, NATO-së, KFOR-it amerikan ku në mënyrë kronologjike i ka njoftuar ata me hallet dhe problemet me të cilat ballafaqohen 3200 banorët e Karaçevës. “Dua të ju bëjë me dije se vendlindja ime Karaçeva praktikisht po kontrollohet nga shteti i Serbisë sepse mbi 170 pronar tokash, me vendosjen e pikës ndërkufitare brenda territorit të Kosovës, po i humbin pronat (livadhet dhe arat), e tyre që po i merr Serbia para syve tanë. Ne banorët rezident, që jetojmë me shekuj në tokën tonë përgjatë brezit kufitarë në fshatin Karaçevë, ju informojmë dhe kërkojmë ndihmën tuaj sepse qe gati 20 vite, po na cenohet përveç jetës edhe prona familjare për të cilat posedojmë dokumentet kadastrale” ka shkruar Lenjani.

Mobi Casa

“Banorët e zonës nuk janë të sigurt në pronat dhe pasuritë e tyre të paluajtshme, ndërsa siguria e tyre fizike është e cenueshme meqë herë pas here ata kapen në pronat e tyre, kinse duke e kaluar kufirin ilegalisht ata dërgohen në mbajtje nga policia serbe në Vranjë dhe gjetiu ku përveç dhunës brutale ata gjobiten edhe me të holla. Ne b3200 banorët e fshatit Karaçevë jemi në sfidë të përditshme dhe në halle të ekzistencës nga provokimet e pandërprera të militarëve serb dhe këtë e dëshmojmë edhe me foto e materiale të cilat ua dorëzojmë edhe juve” ka vazhduar tutje Lenjani.

“Na mbanë shpresa se më në fund ju ambasada e ambasador të akredituar në Kosovë më në fund do të reflektoni duke ndikuar në Bruksel dhe në organet tjera vendimmarrëse ndërkombëtare në mënyrë që të na siguroni mirëqenie në tokat tona dhe njëherësh t`i eliminoni mundësitë e fqinjëve serb që të mos i maltretojnë edhe më tej banorët dhe qytetarët e Kosovës të cilët qarkullojnë në territorin e vendlindjes së tyre në fshatin Karaçevë” thuhet pos tjerash në Njoftimin e Lenjanit./rajonipress/