Eko Higjiena

Lenjani: S`ka pazar me Karaqevën, xhandarmëria larg territorit të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Selver Lenjani përfaqësues i Karaqevës është i revoltuar në Edita Tahirin dhe Hashim Thaçin. Ai thotë se derisa Edita po bisedon në Bruksel, në Kosovë po copëtohet Karaqeva. S`ka pazar me Karaqevën thotë kategorikisht Lenjani.

Jo vetëm Selver Lenjani që është njëri nga aktivistët e palodhshëm që e ka sensibilizuar problemin e Karaqevës , por edhe banorët e kësaj zone janë të revoltuar që në bisedimet e Brukselit asnjëherë nuk u kushtëzua nga delegacioni kosovar rasti i Karaqevës, raporton rajonipress.

Lenjani për rajonipress tha se ndihet i revoltuar që Edita Tahiri asnjëherë nuk e pa të udhës që ta trajtojë në këto bisedime problemin e xhandarmërisë serbe. “Ne po jetojmë përballë tytave të xhandarmërisë serbe. As pas kaq shumë bisedimesh e takimesh xhandarmëria serbe nuk ka lëvizur për asnjë milimetër, edhe pse me marrëveshjet e fundit ajo duhet të stacionohet tek shkolla e Breznicës” sqaron Lenjani.

FIDANISHTJA

Lenjani tha se është e pafalshme që Edita Tahiri po hesht rreth këtij problemi. “Xhandarmëria serbe ende ndodhet e stacionuar në gjashtë pika si te:”Ugari”, “Stani i Malushit”, “Rrezja”, “Quka”, “Varrezat e Spahoviqe”, dhe “Guri i Bardhë”.

“Nga këto stacionime ata rregullisht provokojnë banorët dhe fusin frikë e pasiguri. “Kareqeva mund të trazohet ose të zbrazet nëse vazhdon kështu të heshtet problemi” spikat Lenjani.

Lenjani tha se në të gjitha variantet delegacioni i Kosovës duhet të këmbëngul që xhandarmëria serbe të stacionohet rreth 800 metra larg kufirit të Kosovës e që i bije tek shkolla e Breznicës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.