RCCOLA

Lenjani shënon supergol me parabolë dhe ia siguron fitoren Sionit ndaj Thunit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Anësori i Kombëtares së Shqipërisë, Ermir Lenjani ka vazhduar me formë të mirë dhe gola te Sioni në Superligën e Zvicrës.

Sioni ka arritur të marrë një fitore të madhe me rezultat minimal 1-0 në udhëtim te Thuni.

Goli i vetëm në këtë takim u shënua nga reprezentuesi i kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani.

Lenjani shënoi një supergol në minutën e 17-të të ndeshjes për t’ia dhënë epërsinë 1-0 ekipit të tij, por ky gol doli të jetë i fitores.

KKVITI

Asistimi i këtij goli erdhi pikërisht nga një tjetër futbollist shqiptar, Pajtim Kasami.

Me këtë gol, Lenjani e sheh veten në kuotën e dy golave nga gjashtë ndeshje, ndërsa Sioni renditet i treti.

Ndryshe, anësori këmbëshpejtë një gol të bukur e shënoi edhe ndaj Zurichut në ndeshjen e javës së tretë.

Për ta parë golin kliko KËTU. /Telegrafi/