Lenjani: Serbia falsifikoi hartat para faktorit ndërkombëtar

Kamenicë – Selver Lenjnai thotë se kanë siguruar hartën origjinale që dëshmohet qartë se me rastin e kufirit në Karaqevë, Serbia ka falsifikuar dokumente, duke ofruar para KFOR-it harta jo valide dhe të shtrembëruara dhe në dëm të Kosovës.
Selver Lenjani kryetar i Bashkësisë Lokale në fshatin Karaqevë thotë për rajonipress se hartat kadastrale që i kanë siguruar nga vet Serbia (origjinale) dëshmojnë qartë se Karaqeva dhe territori i Kosovës është cenuar. “Këto parcela që janë me numra janë të Serbisë kurse pa numra është e Kosovës, dokument shumë bindës se ka falsifikuar harta para faktorit ndërkombëtar dhe ka mashtrue me Karaqevë” tha Lenjani.
Lenjani thotë se me çdo kusht duhet të ruhet kjo hartë sepse është harta kadastrale e cila e mbron territorin e mëparshëm të kufijve të Kosovës, kurse hartat tjera që ka ofruar Serbia me marrëveshjen e Kumanovës janë harta jo valide dhe duhet hedhur poshtë urgjentisht u shpreh Lenjani./rajonipress/