Fundamenti

Lenjani: Sa do të doja ta takoja presidenten

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë ka një kohë të gjatë që i shkruan presidentes që ta vizitojë Karaqevën. Kur e pashë presidenten të mërkurën në Gjilan u impresionova dhe kisha dëshirë që ta takoja. Ajo u ka borxh banorëve të brezit kufitar sepse asnjëherë nuk është kujdesur që edhe ky territor të ndjehet se është pjesë e Kosovës shprehet Lenjani.

Selver Lenjani nuk ka institucion në Kosovë vendor e ndërkombëtar që nuk e ka njoftuar me problemet e shumta që kanë banorët e brezit kufitar në Karaqevë. Veçmas ai është ankuar në vazhdimësi për telashet me xhandarmërinë serbe, raporton rajonipress.

Lenjani një letër të tillë thotë se ia ka dërguar edhe presidentes Atifete Jahjaga. “Kur e pash në Gjilan më erdhi mirë dhe kisha dëshirë që ta takojë. Besojë që presidentja do të vijë edhe në Karaqevë për të takuar banorët dhe për tu njohur me hallet tona. Edhe ne jemi Kosovë dhe presidentja duhet të vizitojë këtë pjesë tashmë të ndarë territoritalisht e padrejtësisht nga ndërkombëtarët” shprehet Lenjani.

Hidromorava

Megjithatë, Lenjani e ka një dozë të dyshimit se presidentja mund edhe mos ta vizitojë asnjëherë Karaqevën. “Në të gjitha takimet me zyrtarët vendor në Qeveri e Parlament më është thënë se çështja e kufirit është problem që i takon KFOR-it e NATO-së. Kjo nuk qëndron sepse në takimet që unë mbajë me KFOR-in ata më thonë se klasa politike mund ta ndryshojë çdo ndërhyrje të vijës kufitare. Gjithmonë është luajtur në këtë kartë, por institucionet tona duhet ta kuptojnë se Karaqeva është çështje e brendshme e Kosovës”.

Lenjani qysh tash është i përgatitur ta takojë dhe t`i raportojë presidentes për Karaqevën. “Sa do të dojë ta takojë presidenten” tha shkurt Lenjani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.