UBT

Lenjani: Qeveritë jetëshkurtra po e pengojnë epilogun e problemit të Karaqevës

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Selver Lenjani thotë se problemi kufitar ende i pa zgjidhur i Karaqevës po shtyhet edhe më shumë kur qeveritë po janë jetëshkurtra. Albin Kurti edhe kur ishte tre muaj kryeministër nuk më takoi asnjëherë në takim. Tani, Qeveria e re duhet të ketë një strategji kombëtare për ta zgjidhur njëherë e përgjithmonë vatrën e krizave të brezit kufitar.

Selver Lenjani pavarësisht heshtjes së politikave qeveritare karshi Karaqevës, ai asnjëherë nuk është ndalur për të sensibilizuar problemin e Karaqevës. “Nuk jam ndalur kurrë dhe nuk do të heshti kurrë. Karaqeva është problem jetik për brezin kufitar dhe ky epilog duhet të përfundojë një ditë” shprehet Lenjani.

Hidromorava

Lenjani thotë se qeveritë jetëshkurtra e kanë zvarritur edhe më shumë trajtimin e problemit të Karaqevës. “Edhe Albini kur ishte kryeministër tre muaj nuk më ka takuar asnjëherë edhe pse kisha kërkuar disa herw takim. Qeveria e re duhet të ketë një strategji kombëtare për ta zgjidhur njëherë e përgjithmonë vatrën e kësaj krize. Karaqeva nuk do të jetë asnjëherë e qetë, derisa nuk merr një përgjigje meritore” u shpreh Lenjani./rajonipress/